Muaji janar në futboll përkon me një periudhë pushimesh dhe në të njëjtën kohë lëvizjes të lojtarëve, për të gjetur një mundësi të re dhe skuadrave për t’u përforcuar. Por ndërkohë që Superligën shqiptare futbollistët kthehen nga “emigrimi”, sa interesant janë lojtarët vendas për tregn botëror të futbollit. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, dhënë gazetarit Endi Tufa, ish-kapiteni legjendar kuqezi, Altin Lala është ndër të paktit që sot kryen rolin e promotorit të futbollistëve shqiptarë, në rolin e menaxherit të futbollistëve.
Pasi e mbylli me futbollin e luajtur rreth 14 vite më parë , Lala nga brezi I ri njihet më tepër për bizneset e tij jashtë futbollit, ndërkohë që në këtë rrëfim tregon atë se kush është sot, një prej lojtarëve me më shumë ndeshje në kombëtaren kuqezi, 79 dhe padyshim i shndërruar në legjendë edhe tek Hanoveri në Gjermani ku mbajti edhe shiritin e kapitenit dhe u aktivizua për 296 ndeshje.
Pasi përfundova karrierën si futbollist, fillimisht bëra kursin e trajnerëve, UEFA Pro dhe më pas u angazhova pak si zv.trajner i kombëtares A dhe trajner i kuqezinjëve të vegjël, U19-s. Ishte një eksperiencë shumë e mirë, por afatgjatë mendoja se do të ishte më mirë për mua të bëja rolin e menaxherit të futbollit. Si fillim, kisha lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicën, më pëlqen më tepër kjo fushë. Ndërsa në kampionatin shqiptarë kam 4 lojtarë, si Mario Dajsinani, Klevi Qefalia, Adrian Doçin dhe Grei Kuçi që luan tek Teuta. Këto vitet e fundit ka një lëvizje në transfertat e lojtarëve shqiptarë sepse përpara kësaj periudhe, kishte një ngërç dhe si rrjedhojë mund të them se interesi për lojtarët shqiptarë është më i lartë seç ka qenë.
Ai ishte një brez ku i ekipit kombëtarë që bashkë me shokët e skuadrës, luajtën në disa nga 5 kampionatet më të forta në Europë, Gjermani, Itali, Francë, Belgjikë, Greqi, Turqi dhe të tjerë. Sot kampionate të tilla duken si një ëndërr për lojtarët e rritur në futbollin dhe klubet shqiptare.
Në kohën time, pra brezi i Kombëtares kur luaja edhe unë vërtetë kemi qenë në kampionatet më të mëdha, si Italia, Gjermania, Greqia, Franca, Belgjika ku ishte Hasi me një ekip të madh. Ndërkohë në këto vite, nuk ka më transferime nga Superliga në këto kampionate. Por unë mendoj se një hap në Ligat B të këtyre kampionateve është shumë i mirë, por direkt në Ligat A është e pamundur, duke parë intensitetin e lojës dhe qendrueshmërinë, është e vështirë që të arrihet nga lojtarët e kampionatit tonë. Shumë të rrala janë rastet që kanë ndodhur si përshembull Uzuni, që kaloi disa liga apo Rrahmani që kaloi disa etapa deri sa shkoi tek Napoli ku u shpall dy herë kamion dhe po bën një karrierë fantastike. Kështu që gjithçka është e mundur, por shumë varet edhe nga ana individuale e lojtarit dhe ajo që është më kryesorja ana mentale.