Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, qarkullimi vijon normalisht. Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë duke pastruar dhe kriposur rrugët, duke garantuar qarkullimin normal të mjeteve. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor, ku temperaturat e ulëta mund të krijojnë prezencë akulli në rrugë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje të herëpasherëshme shiu, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash, në veriperëndim dhe jug të territorit.
Në Alpe dhe relievet e larta malore në veri e lindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët. Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi 2-10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-16 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë. Prezencë e mjegullës/mjegullinës gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes, po ashtu në momentin e reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
5/11
Diell re shi
Kukës
1/6
Diell re shi/borë
Lezhë
7/12
Diell re shi
Dibër
3/10
Diell re shi/borë
Durrës
7/17
Diell re shi
Tiranë
7/17
Diell re shi
Elbasan
6/16
Diell re shi
Berat
6/17
Diell re shi
Vlorë
7/16
Diell re shi
Korçë
0/6
Diell re shi/borë
Gjirokastër
5/15
Diell re shi
Sarandë
7/16
Diell re shi