Celebrities Gossip Showbiz

Reperja Cardi B bëhet nënë për herë të katërt, zbulohet gjinia e fëmijës!

Së fundmi, reperja Cardi B zbuloi se ajo dhe partneri i saj, Stefon Diggs mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë. “Jeta ime ka qenë gjithmonë një kombinim i kapitujve të ndryshëm dhe sezoneve të ndryshme. Kapitulli im i fundit ishte fillimi i një sezoni të ri”-ka shkruar reperja.

Solla muzikë të re dhe një album të ri në botë! Një foshnjë të re në botën time dhe një arsye më shumë për të qenë versioni më i mirë i vetes, një arsye më shumë për të më dashur më shumë se çdo gjë tjetër ose këdo tjetër, në mënyrë që të mund të vazhdoj t’u jap fëmijëve të mi dashurinë dhe jetën që meritojnë. Ky kapitull tjetër është Unë kundër Meje! Jam unë kundër të gjitha vështirësive, unë kundër gjithçkaje që më del përpara.

Ndërkaq, reperi i njohur amerikan Offset, me emrin e vërtetë Kiari Cephus, ka folur hapur për herë të parë mbi prapaskenat e ndarjes nga bashkëshortja e tij, Cardi B. Gjatë një interviste në programin “Baby, This Is Keke Palmer”, 33-vjeçari pranoi se gabimet dhe tradhtia e tij ishin ndër arsyet kryesore që çuan në përfundimin e martesës shtatëvjeçare të çiftit.

Absolutisht nuk isha perfekt në atë situatë. Bëra shumë gabime. Ka shumë gjëra që i bëra gabim dhe ajo gjithashtu bëri gabime.

Cardi B, ka reaguar gjithashtu së fundmi ndaj pretendimeve se partneri i saj, lojtari i NFL Stefon Diggs, është babai i një fëmije pesëmuajsh me modelen Aileen Lopera. Reagimi i saj erdhi përmes një videoje live në Instagram, ku reperja iu referua këngës së Shirley Brown të vitit 1974, duke e trajtuar situatën me ironi dhe duke thënë se do të gjendet një zgjidhje nëse Diggs është vërtet babai.