Aktualitet Politikë

Replika Rama-Basha për tramin!

Lulzim Basha, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik i ktheu përgjigje kryeministrit. Nga Vlora, sot Rama iu referua Bashës pas pyetjes së një operatori turistik lidhur me ndërtimin e një trami në qytetin bregdetar jugor. Sipas shefit të qeverisë, “tramin mund ta bëjë Luli, ashtu siç e bëri në Tiranë”.

Duhet të biem dakord për një gjë. Ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë. Për tramin në Vlorë, të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame. Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët e Tiranës është shumë i suksesshëm, kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë. Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie.

Basha thotë se “tramin nuk e pa si prioritet kryeministri”, edhe pse referuar kreut të Euroatlantikëve, investimi do të bëhej nga francezët.

Emigranti: “O, kýrie Ráma, poú eísai, o palikári, ku i ke shokët?” (O Rame, ku je o djal trim? Ku i ke shoket?)

Basha: O Rame, nga Athina Rame, të pyesin ku i ke shokët, ti merresh me tramin. Po tramin s’e deshe ti më Rame, se nuk vidhshe dot me tramin. Ishte Franca mbrapa dhe i the presidentit Holland, nuk e kom prioritet. Se kishe prioritet inceneratorët me Lali Erin mo Rame, me vjedh sa më shumë. Ku e ke Lali Erion mo Rame? Ça ka nai të re sot nga Durrësi? E mo Ram, mo Ram, 7×7, 313 Rame.