Aktualitet Travel

Revista franceze shkruan për Shqipërinë turistike, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj!

Shqipëria vazhdon që të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si një destinacion turistik i veçantë dhe i larmishëm. Këtë herë, revista e njohur franceze GEO Magazine i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e përshkruar për një ofertë të pasur natyrore, historike e kulturore.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e kësaj reviste, që e vë theksin te “plazhet e mrekullueshme, malet mahnitëse e natyra magjepsëse që ofron Shqipëria“, si edhe te trashëgimia e pasur kulturore me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane.

Po ashtu, në shkrim përmendet kujtimi i Kanunit, një “kod misterioz mesjetar nderi”, krahas ekstravagancës arkitekturore që karakterizon Tiranën moderne.

Rama tha se në pesë vitet e fundit, Shqipëria ka rritur ofertat turistike, duke shënuar një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj.

E gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj, shkruan shefi i qeverisë.

Kjo rritje e turizmit ka pasqyruar vëmendjen gjithnjë e më të madhe që Shqipëria po merr në arenën ndërkombëtare.