Aktualitet Bota

Rezultonte i zhdukur që prej muajit majit, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës!

Miklovan Dakaj, 30 vjeç, nga Shkodra është gjetur i vdekur në Spanjë. Ai rezulton të jetë i zhdukur që prej muajit maj 2025. Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Spanjë dhe i lidhur me organizata ndërkombëtare.

Nga ky shtet, së fundmi vijnë disa informacione rreth fatit të 30-vjeçarit shkodran. Dy media spanjolle shkruajnë se Miklovan Danaj mund të jetë vrarë.

LEXO EDHE: Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Homazhet në nder të regjisorit mbahen nesër në Teatrin e Operës dhe Baletit

Sipas këtyre mediave, një mesazh i është dërguar familjes së 30-vjeçarit shqiptar, ku shkruhet që ‘të mos e kërkojnë më Miklovanin pasi është vrarë dhe trupi është hedhur në bregun e Marbellas”.

Njëra nga mediat, “Al Sol de la Costa” shkruan se trupi i tij është gjetur në Marbella.
Por ndërkohë, nga Policia Spanjolle nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për rastin (deri tani).

LEXO EDHE: Kurbin/ Gjenden 221 bimë kanabisi e 108 fara në fshatin Zhej, arrestohen 2 persona, 1 në kërkim

Ajo që thonë autoritetet e Spanjës, sipas medias tjetër “El Espanol”, është që janë në bashkëpunim me policinë shqiptare. Policia e Spanjës ka bërë thirrje gjithashtu që të mos përhapen mesazhe ose informacione të pakonfirmuara në lidhje me rastin. Deri tani nuk ka pasur arrestime, dhe autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi rrethanat konkrete se si u gjet trupi i tij.