Rifillojnë fluturimet me Austrinë, Gjermaninë, Greqinë e Serbinë, ndërsa mbajtja e maskave është e detyrueshme. Siç njofton TIA, “Tirana International Airport”, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian e nënshtetasit e Unionit. Pasagjerët duhet të respektojnë protokollet e higjienës. Kush identifikohet me temperaturë më të lartë se 37.5, nuk lejohet të udhëtojë. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria ende janë të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e lejuara.