Aktualitet

Rikthehen në Tiranë protestat kundër masave të Covid-19

Rikthehen protestat në Tiranë. Një grupim qytetarësh tentuan të mblidhen në sheshin “Skënderbej”. Ata protestonin kundër masave kufizuese nga qeveria në kohë pandemie. Por tubimi u shpërnda nga policia e cila ka shoqëruar aktivistin Altin Goxhaj.