Ka mjete transporti që i shërbejnë një epoke dhe të tjera që e zbulojnë atë. “Orient Express”, siç quhej treni që synonte të lidhte Lindjen me Perëndimin dhe që tani po ringjallet në versionin e tij origjinal, luksoz, ishte më shumë sesa një mjet. Që nga ai udhëtim i parë në vitin 1883, nën drejtimin e George Nagelmakers, deri te ringjalljet e tij moderne, ky tren nuk ishte vetëm një mënyrë për të kaluar Evropën, por edhe një mënyrë për ta parë atë në një formë të përmbledhur me të gjitha kontradiktat, tensionet dhe fantazitë e saj.
Edhe sot, duke parë nga afër vagonët e rinovuar plotësisht, në një ekspozitë të veçantë, së fundmi në Paris, kupton se investimi i kaq shumë parave nga grupi Louis Vuitton (LVMH) që bleu Belmond synon ringjalljen nostalgjike të një ëndrre të ndërthurur drejtpërdrejt me një nga përvojat më të bukura në Evropë. Është një lidhje e së kaluarës me të ardhmen, me pikën kryesore të referencës ëndrrën me të cilën u lidh një tren që frymëzoi faqe, filma dhe fantazi shkrimi.