E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji dhjetor për secilën shenjë të zodiakut.
Si do të jetë dhjetori për Virgjëreshën?
Virgjëresha mos t’i bëjë gjërat me sy mbyllur sepse nuk e kupton se çfarë bën. Kanë qenë naivë këto kohë, në kuptimin që i bëjnë gjërat symbyllur. Mos të ëndërrojnë shumë me sy hapur. Kanë armën e besimit, kanë armën e zemrës, i kanë vënë duart kryq. Nuk do jenë të sigurtë, nuk do jenë stabël. Do thonë ndoshta po, ndoshta jo, por në fund fare do kenë rrugëzgjidhje. Për kontrata pune, firma, dokumente, duhet të konsultohen nëse kanë të bëjnë me çështje ligjore, duhet të konsultohen me një avokat, të kërkojnë të drejtën e tyre, të vërtetën e tyre. Nëse kanë të bëjnë me çështje ligjore, me seanca gjyqësore, do dalin të fituar, do kenë rrugëzgjidhje. Janë shumë luftarakë. Kanë takime, telefonata, një rikthim i një ish-të dashure ose ish-të dashuri, do të kenë udhëtime. Do rikthehet dikush. Nuk shikoj probleme shëndetësore. Në dashuri shikoj rikthime. Dhe do kenë një ngritje ekonomike financiare. Pavarësisht se kanë pasur lëkundje, do kenë një ngritje ekonomike. Neptuni mund t’i mbajë pak pezull, mund t’ia zvarrisë pak gjërat, por përsëri do të ketë rrugëzgjidhje. Do të zgjidhen gjërat me kreativitet.