Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy këngëtare të cilat e kanë bërë vendin tonë të ndihet krenarë me karrierën e tyre të shumëpërfolur. Por jo vetëm kaq, dy artistet e famshme bëjnë pjesë në listën e personazheve më të pasura nën moshën 30-vjeç.
Këngëtari Ed Sheeran kryeson në listën e revistës “Heat” për Vip-at më të pasur nën 30-vjeç, me një pasuri prej 210 milionë paundësh. Ed Sheeran, pavarësisht se po bën pak pushim me karrierën e tij muzikore, për shkak se është bërë baba kohët e fundit, vetëm vitin e fundit ka bërë 40 milionë paund, pjesërisht falë 9 milionë biletave të shitura për turin muzikor “Divide”.
Harry Styles dhe Ema Watson qëndrojnë në podium, ndërsa KSI futet në listë për herë të parë dhe në një pozicion shumë të mirë. Lista “futet në bankat” e personazheve më të njohura në Britani dhe jashtë saj, për të kuptuar si yjet i nxjerrin të ardhurat e tyre dhe të dhënat janë mjaft interesante.
Ndërsa për sa ju përket këngëtareve tona të dashura Dua Lipa dhe Rita Ora gjenden në top 20, përkatësisht në vendin e 12-të dhe 14-të, ndërkohë që shohim edhe yjet e “Star Wars”, Diasy Ridley dhe John Boyega, të pozicionohen mirë. Në sy bie edhe çifti i reality show “Love Island”, Molly Mae Hague dhe Tommy Fury, me një pasuri të përbashkët prej 4 milionë paund.