Si Ambasadore e UNICEF në Kosovë, Rita Ora ka dhënë një deklaratë mbi Koronavirusin në vendin e saj të lindjes.
Ajo u shpreh e shqetësuar për numrin e lartë të të infektuarve në Kosovë dhe ka kërkuar që të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me korrektësi masat anti-COVID.
“Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, jam shumë e shqetësuar për ju. Vini maskën, respektoni distancën sociale dhe kujdesuni për higjenën tuaj. Unë e mbaj maskën sa herë jam jasht shtëpisë, në mënyrë që të vij prap në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi” -u shpreh këngëtarja.