Showbiz

Rita Ora kritikohet për veshjen e çuditshme gjatë një interviste

Rita Ora pa dyshim është një ndër personazhet e famshëm e cila gjithmonë është vlerësuar për stilin e saj të të veshurit që frymëzon të gjithë vajzat e reja.

Së fundmi, duket se ajo ka bërë një zgjedhje të gabuar pasi ka marrë kritika dhe është vënë në lojë nga fansat e saj.

Teksa ishte e ftuar në emisionin e Jonathan Ross për të folur rreth projektit të saj të fundit televiziv, askush nuk përqendrohej dot tek intervista por tek veshja e saj e çuditshme.

Këngëtarja u shfaq me një kostum të bardhë me të cilin dukej shumë stil përveç një jake shumë të madhe dhe të fryrë që dukej sikur po i merrte frymën.

“Veshja e Ritës është një magnet për sytë e mi, është e vetmja gjë që arrij të shoh. Duket që nuk lëviz dot me këtë veshje” -ishte një ndër komentet e postuara në Twitter.