Rita Ora ka folur për martesën e saj me Taika Waititi për revistën Hunger. Këngëtarja 34-vjeçare u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022 dhe tha se miqësia e tyre e fortë është një komponent kyç i marrëdhënies së tyre romantike. “Unë dhe Taika jemi në thelb miqtë më të mirë dhe ne donim të jetonim me atë element përgjithmonë, mendoj.”-u shpreh ajo. Diku tjetër në intervistë, ylli i muzikës pop foli për albumin e saj të fundit, “On You & I” dhe se martesa e saj ishte një “hap i madh” që i dha frymëzim.
Ndihesha sikur ishte vërtet e nevojshme të isha një libër i hapur. Doja t’u tregoja njerëzve se ku jam në jetën time tani si një ditar.

Çifti u martua në një ceremoni sekrete në gusht 2022. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se ta zyrtarizonin romancën e tyre në gusht. Para lidhjes së tyre romantike, ata ishin miq të ngushtë për pesë vjet.