Celebrities Gossip Showbiz

Romanca e re e Kim me Pete Davidson “çmend” Kanye West, Kardashian i lutet publikisht…

Reperi i njohur Kanye West nuik është duke e përjetuar aspak mirë ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij Kim Kardashian e aq më tepër nuk po e duron dot faktin që ajo ka krijuar një romancë të re me komedianin Pete Davidson. West ka hedhur akuza shpeshherë se Kim nuk po e lejon që fëmijët e tij të takojnë babain e tyre. Në një postim të publikuar së fundmi në rrjetin e tij social Instagram, shihej në foto çanta e shkollës e vajzës 8-vjeçare North. Kanye shkroi në dixhiturën e fotos këto fjalë:

Kjo ishte në çantën e vajzave të mia kur më ‘lejuan’ ta shihja javën e kaluar. Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, unë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kush si prift i shtëpisë sime, mos u shqetëso, Northy, Zoti është ende gjallë.

Ylli i “KUWTK” Kim nga ana tjetër nuk e duroi dot këtë akuzë të tij dhe i komentoi në foto duke i shkruar se duhet të ndalonte përhapjen e thashethemeve të pavërteta, pasi ajo gjithmonë e ka lejuar babanë e tyre t’i takojë ato.

Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes dhe more fëmijët për në shkollë.

https://www.instagram.com/p/CbF2uXZODdG/

Kanye West po vazhdon dëshpërimisht të akuzojë dhe të ulë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj Pete Davidson. Disa mesazhe mes tij dhe Pete po qarkullojnë në mediat e huaja. Ishte komediani amerikan e njëkohësisht shoku i ngushtë Pete, Dave Sirus, ai që bëri publike këto mesazhe. Nga ana tjetër, “Page Six” ka konfirmuar se biseda mes tyre është e vërtetë dhe jo e sajuar. Shihet se Pete i ka shkruar Kanye-s duke i kërkuar të qetësohet dhe të rritet. Kanye i ka thënë të takohen diku në publik, por Pete ka dashur të takohen vetëm, jashtë vëmendjes së publikut. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.