Bota

Romë/Ndërtesa shembet pas shpërthimit, dy të plagosur rëndë!

Një shpërthim shkaktoi shembjen e një ndërtese dhe dëmtoi dy godina të tjera në lagjen Piana del Sole të Romës. Ngjarja ndodhi sot në rrugën Tavagnasco, në periferinë perëndimore të kryeqytetit italian, jo shumë larg Ponte Galeria.

Zjarrfikësit, efektivë të policisë, si edhe shërbimet e urgjencës mjekësore po punojnë në vendngjarje.

Shpërthimi, i shkaktuar ndoshta nga një rrjedhje gazi, preku një kompleks prej tre ndërtesash midis rrugëve Tavagnasco e Ciglie. Ekipet e ndihmës së shpejtë raportuan se dy persona u plagosën rëndë. Rreth 70 vetë u evakuuan në rrugë.