Gossip

Romeo Beckham injoron Brooklyn në përmbledhjen e vitit 2025 në Instagram?

Romeo Beckham, 22 vjeç, ka habitur ndjekësit me përmbledhjen e tij të vitit 2025 në Instagram, duke zgjedhur të injorojë vëllanë e tij të madh, Brooklyn, 26 vjeç, me të cilin ka tensione familjare.

Në postimin e tij, ai ka etiketuar prindërit Victoria (51) dhe David (50), vëllain më të vogël Cruz (20), motrën Harper (14) dhe të fejuarën Kim Turnbull (24), ndërsa Brooklyn nuk figuron aspak.

Ky postim vjen vetëm pak ditë pasi David Beckham kishte ndarë një fotografi të Brooklyn me mbishkrimin: “Ju dua shumë të gjithëve”, duke u dukur si një përpjekje për të shtrirë dorën e paqes në mes të tensioneve familjare.

Karuseli i fotografive nga Romeo përfshinte momente të veçanta nga viti i familjes, si udhëtimi i tyre me jaht gjatë verës, medalja e David Beckham për titullin e tij si Knight, si dhe momente të ëmbla me Cruz dhe të fejuarën e tij, Kim.

Mbishkrimi i tij ishte: “Faleminderit 2025,  tani rrugës për një 2026 më të mirë. Ju dua @davidbeckham @victoriabeckham @cruzbeckham @kim_turnbull @harperbeckham.”

Gjatë vitit 2025, Brooklyn ka munguar në ngjarje të rëndësishme familjare, përfshirë festimin e 50-vjetorit të David Beckham, investiturën e tij në Windsor Castle dhe premierën e serialit të gruas së tij, Victoria Beckham, në Netflix.

Brooklyn dhe gruaja e tij, Nicola Peltz, gjithashtu organizuan një ceremoni rinovimi martese në gusht, ku nuk u ftuan David dhe pjesa tjetër e familjes, dhe munguan në dasmën e mikeshës së familjes, Holly Ramsay.

Megjithatë, David Beckham duket se ka dashur të afrohet me të birin. Ai ndau disa fotografi familjare, përfshirë një të Brooklyn si adoleshent, me mbishkrimin: “I love you all so much”. Victoria gjithashtu e ndau postimin duke shtuar një zemër dashurie.

Ngjarjet kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga fansat, disa duke mbështetur vendimin e Romeo për të injoruar Brooklyn, ndërsa të tjerët shpresojnë për një pajtim gjatë vitit 2026.