Steve Jobs nuk ishte gjithë kohën duke punuar pa pushim në zyrë ose në takime të stërzgjatura. Përkundrazi, shumë prej ideve të tij më të mira vinin kur ai dukej sikur nuk po bënte asgjë. Jobs e vononte punën dhe shpesh “humbiste kohën”. Por pikërisht kjo e bënte atë më kreativ. Edhe psikologu Adam Grant mbështet këtë ide, duke theksuar se koha që Jobs kalonte duke reflektuar dhe menduar, ishte thelbësore për të sjellë ide të reja dhe të ndryshme.
Në fakt, kjo qasje është ajo që shumë njerëz krijues dhe inovatorë e përdorin për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Çfarë është “rregulli i 2 orëve”? Kjo ide vjen nga shkrimtarja JA Westenberg, e cila përmes një artikulli ndau eksperiencën e saj me “rregullin e 2 orëve”. Në thelb, ky rregull konsiston në krijimin e një hapësirë dyorëshe në ditë, ku nuk i detyroni vetes të jeni produktivë. Në këto dy orë, nuk ka rëndësi nëse shikoni dritaren, pushoni, ose thjesht mendoni pa ndonjë qëllim të caktuar. Sipas Westenberg, të qenit vazhdimisht të zënë dhe nën presion për të bërë më shumë, pengon krijimtarinë. Në vend të kësaj, duke i dhënë vetes një periudhë kohe për të “mos bërë asgjë”, ju lejoni mendjen tuaj të reflektojë, të relaksohet dhe të sjellë ide më të mira.
Për të vënë në praktikë “rregullin e 2 orëve”, Westenberg rekomandon disa hapa të thjeshtë, Trajtoje këtë kohë si një takim të rëndësishëm me trurin tënd, fike telefonin dhe çdo njoftim që të shpërqendron, mos u ndie fajtor nëse gjatë këtyre orëve thjesht pushon. Nëse nuk mund t’i dedikosh dy orë, provo ta fillosh me 30 minuta. Në vitin 2007, Steve Jobs organizoi një prej prezantimeve më të paharrueshme të teknologjisë: lançimin e iPhone-së. Ky eveniment historik për markën Apple ishte i mbushur me sfida teknike që Jobs dhe ekipi i tij i përballuan me mjeshtëri. Sipas burimeve, një nga sfidat më të mëdha ishte mungesa e memorie në iPhone-in e parë. Ky model i parë kishte vetëm 128MB RAM, e cila ishte e pamjaftueshme për aplikacionet e asaj kohe.