Aktualitet

Rrëshqitja e dheut/ 2 ekskavatorë në punë prej 3 orësh për zhbllokimin e rrugës Librazhd-Qafë Thanë, si paraqitet situata!

Një masiv dheu dhe gurësh ra sot në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke bllokuar këtë segment rrugor për disa orë me radhë.

Dy ekskavatorë po punonin për zhbllokimin e rrugës, në vendin e quajtur Dragostunjë, ku po hiqnin masivët e dheut e gurëve, me qëllim ta bënin aksin sërish të aksesueshëm për automjetet.

Prej gati 3 orësh u hodhën poshtë pjesë të masivit të dheut e gurëve që ishin të paqëndrueshëm dhe rrezikonin rënien në rrugën Librazhd-Qafë Thanë.

Puna e këtyre dy ekskavatorëve që po punonin në pjesën e sipërme pranë Korridorit 8, është ndërprerë pak minuta më parë.

Tashmë ka filluar puna për pastrimin e gurëve dhe dheut në këtë aks rrugor, ndërkohë që shpresat e punonjësve të pranishëm janë që për 30 minuta të jetë hapur njëri krah i rrugës, për të filluar qarkullimi i mjeteve.

Aksi Librazhd-Qafë Thanë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së masivit të dheut duke lënë radhë kilometrike automjetesh të palëvizura.

LEXO EDHE: Opinion/ Preç Zogaj: BE nuk prishet, po ne rrezikojmë të mbetemi prapë jashtë

Për të lehtësuar disi situatën, Policia Rrugore e Korçës po i këshillon udhëtarët që i janë drejtuar Elbasanit të shkojnë drejt zonës së Maliqit, Moglicë-Gramsh dhe për të dalë më pas në Cërrik.

Një masiv i madh gurësh dhe dheu ka rrëshqitur nga mali duke bllokuar totalisht prej orës 11:00 aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, në zonën e njohur si Kthesa e Dragostunjës. Për pasojë, rruga është mbyllur në të dyja drejtimet, duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe shkaktuar trafik kilometrik prej 10 kilometrash, në të dyja anët.

Bllokimi i rrugës ka prekur edhe një auto-ambulancë e cila po transportonte një grua të sëmurë, që po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit. Situata ka detyruar transportimin e saj me barrelë për të kaluar përmes lumit nga ana tjetër e rrugës.