Showbiz

RTSH fshin të gjitha këngët e festivalit nga kanali YouTube

Një ngjarje e pazakontë është vënë re tek kanali zyrtar i RTSH-së.

Të gjitha këngët e “Fest 58” nuk janë më të disponueshme në kanalin YouTube. Disa prej tyre janë fshirë dhe disa të tjera janë bërë private duke mos lejuar shikuesit t’i shijojnë.

Sipas “Anabel”, RTSH ende nuk ka dhënë një shpjegim apo një deklaratë zyrtare rreth kësaj çështjeje duke lënë në pritje të gjithë publikun që ende po i shijonte këngët pjesëmarrëse.