Showbiz

RTSH sqaron përse këngët e “Fest 58” u zhdukën nga YouTube

Ditën e djeshme u vu re nga i gjithë publiku se këngët e Festivalit të 58-të të RTSH-së nuk ishin të aksesueshme në kanalin zyrtar të tyre të YouTube.

RTSH më në fund ka sqaruar situatën duke thënë se gjithçka ka ndodhur për shkak të një problemi teknik i cili do të marrë zgjidhje shumë shpejt.

Megjithëse këngët pjesëmarrëse ende nuk mund të shikohen e dëgjohen në YouTube, të gjithë mund të shijojnë performancat live të natës së dytë dhe natës finale të Festivalit të Këngës.