Një ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, Gramoz Ruçi deklaroi sot se “Hapja e negociatave të anëtarësimit në BE është ylli polar që duhet të udhëheqë politikën”. Ndërsa Opozita bojkotoi seancën e djeshme për t’u mbledhur në Shkodër, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se ajo gjendet para një lufte elektorale. Në një bashkëbisedim me gazetarë, Ruçi iu përgjigj deklaratave të Lulzim Bashës se “Parlamenti është fole kriminelësh”. I pyetur mbi Dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar, Kryeparlamentari tha se nuk ka shtyrje, por shqyrtim më të përgjegjshëm të vërejtjeve të Kryetarit të Shtetit.