Kryeministri japonez, Shinzo Abe po viziton Moskën, që me presidentin rus, Vladimir Putin të negociojë nënshkrimin e Traktatit të Paqes për ishujt Kuril. Akordi do të bazohej në deklaratën e vitit ‘56, e cila specifikon kthimin në Tokio të dy prej 4 ishujve që Moska kontrollon pas përfundimit të marrëveshjes dypalëshe të paqes.