Tenori i njohur britanik, Russell Watson, ka ndarë për herë të parë detaje tronditëse nga periudha më e vështirë e jetës së tij, kur në vitin 2006 u diagnostikua me një tumor të madh në tru.
Artisti, sot 58 vjeç, ndodhej në Los Angeles për regjistrimin e një albumi, kur dhimbjet e forta të kokës e çuan me urgjencë në spitalin Cedars-Sinai.
Skanimet zbuluan një tumor benign në hipofizë, me madhësinë e dy topave golfi, që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.
Në podkastin “How To Be 60” me Kaye Adams, Watson kujtoi natën dramatike që e çoi në pikën e thyerjes.
Ai tregoi se ndërsa qëndronte në ballkonin e hotelit në Beverly Hills, dhimbja e padurueshme e bëri të mendonte për t’i dhënë fund jetës.
Ishte si një thikë që më shtyhej në mes të kokës dhe rrotullohej. Për një çast mendova të hidhja poshtë gjithçka
-rrëfeu ai.
Ajo që e ndali ishte mendimi për vajzat e tij të vogla.
E dija që nuk do të mund të përballeshin pa mua. Ky mendim më shpëtoi jetën
Pas dy operacioneve të vështira, Russell Watson arriti të rikuperohej dhe u rikthye në skenë, duke mbetur një nga emrat më të mëdhenj të muzikës operistike në botë.