Sot i ftuar në “Live From Tirana” ishte Agli. Ku u diskutua në lidhje me sigurinë kibernetike dhe për rëndësinë e saj. Një çështje që në Shqipëri sigurisht si kudo tjetër diskutohet shumë, por a aplikohet aq shumë sa diskutohet?
Çfarë është siguria kibernetike?
Siguria kibernetike përfshin një set të gjerë të teknologjisë, është mënyra e mbrojtjes nga sulmet kibernetike, përfshin mbrojtjen e aplikacioneve, të dhënave, mbrojtjen në infrastrukturë pra të gjithë këtë gamën e teknologjisë që ne përdorim. Nëse do ta kthejmë në aspektin personal është aftësia për të mbrojtur të dhënat tona personale, aftësia për të mbrojtur infrastrukturën tonë në shtëpi pra kompjuterat që mund të kemi. Këtu futet edhe mbrojtja e fjalëkalimeve dhe e akseseve të ndryshme që ne kemi për të përdorur në shërbimet e ndryshme online.
Ne flasim për mbrojtje programesh në kontekstin ‘software’ më së tepërmi, apo kemi parasysh edhe më shumë se aq?
Siguria kibernetike i përfshin të gjitha sepse sulmet kibernetike janë nga më të ndryshmet. Ka edhe sulme që nuk kalojnë fare në nivel ‘software’ pra është një nga temat kryesore të sigurisë kibernetike, është edhe ajo që quhet ‘social engineering’ ku vetëm kominikimi njeri me njeri bën vjedhjen e të dhënave. Janë edhe sulmet më të rrezikshme sepse interaktiviteti mes njerëzve varet nga besimi. Këto aspekte janë goxha të rëndësishme sepse janë edhe problematike.
Pastaj edhe pjesa e ‘software’-it, mbrojtja me program e kompjuterit që të mbrojë network-un, programet dhe të gjithë informacionet që ti ke brenda, pra çdo gjë që ti përdor me anë të kompjuterit.
Sa zbatim gjen kjo gjë në Shqipëri?
Kam përshtypjen që me kalimin e viteve, në qoftë se shikojmë një dhjetë vjeçar të fundit, normalisht që kemi pasur një përmirësim të ndërgjegjësimit në radhë të parë të kompanive dhe të institucioneve në aspektin e sigurisë kibernetike. Kjo ka ardhur si pasojë më shumë, jo në fillim ndërgjegjësimi por që është një gjë në rritje që ne e kemi më shumë në Shqipëri të kompanive të ndryshme të huaja të antivirus-eve, të kompanive të ndryshme që shesin edhe ‘software’ që kanë lidhje me sigurinë kibernetike, janë prezente dhe ka kompani që i përdorin edhe pse normalisht nuk është në nivelin më të mirë të mundshëm. Ti duhet të investosh në diçka për t’u mbrojtëm. Është një investim i mirë dhe shumë i domosdoshëm.
Ka nevojë për një këshillë finale për ata që përdorin kompjuterin në jetën e përditshëm dhe që të kuptojnë se çfarë do të thotë të navigosh apo të përfshihesh në faqe të cilat mund të jenë edhe të pasigurta.
Virusi ka lindur si nevojë për të mbrojtur ‘hard disk’-un, për të skanuar ‘hard disk’-un, ‘USB drive’, CD dhe etj. Me adaptimin e internetit, anti-viruset u zhvilluan në atë që quhet ‘internet security’ pra janë më shumë të predispozuara për t’u mbrojtur nga këto lloj sulmesh. Nga website që ty të çojnë edhe në një lloj drejtimi ku ti mund të infektohesh apo edhe mund të të vidhen të dhënat. Duhet të mbrohemi nga ‘spam’ në momentin që të vjen në e-mail dhe që kërkon të shkëmbehet një lloj informacioni. Edhe tani që po flasim rreziku është akoma dhe më i madh në këtë drejtim.