Celebrities Gossip Showbiz

Sa banorë do të futen në “BBV4”? Ledion Liço zbulon numrin e krevateve live nga dhoma e gjumit!

Edhe shumë pak ka mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt, i cili nis nesër në orën 21:15.

Ledion Liço do të jetë përsëri moderatori i “Big Brother Vip” e për të shuar paksa kureshtjen e publikut, të cilët mezi po presin mbrëmjen e nesërme, zbuloi disa detaje nga ky edicion në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria live”.

Gjatë lidhjes direkte Ledioni ndodhej brenda shtëpisë së “BBV4”, ku na zbuloi një pjesë nga dhoma e dhumit të banorëve dhe na tregoi se do të jetë një dhomë e madhe e ndarë në dy pjesë, por ndryshimi këtë vit ishin krevatet. Këtë vit do të jenë më shumë krevate çift dhe gjithsej në dhomë do të jenë 16 krevate.

Sidorela Gjoni: A ka këtë sezon çifte në krevate?

Ledion Liço: Ka krevate dopio, nuk dua të tregojë shumë sepse mërzitet Vëllai i Madh, po ka gjithsej 16 krevate në këto dy dhoma dhe pjesa më e madhe janë dopio dhe mund të bëni llogari sa do futen brenda

I pyetur nga Sidorela Gjoni për 5 emrat më të komentuar që mendohet se do të jenë banorë të këtij edicioni, Ledioni ka treguar se të paktën dy prej tyre do të jenë banorë dhe do të futen në shtëpi nesër mbrëma.