I ftuar sonte në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Priftin, ka qenë producenti Jurgen Tufa, i njohur me emrin e artit Apollo Producer. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e tij përgjatë viteve, bashkëpunimeve me artistët dhe jo vetëm kaq…
Kur Apollo punon me një artist, ai përshtatet me stilin e tij apo e shtyn tek diçka që artisti me të cilin po bashkëpunon mendon se do t’i përshtatej më shumë?
Mendoj se unë përshtatem me artistin dhe mundohem që artistit t’i nxjerr më të mirën.
Përgjatë këtyre viteve si e shikon Apollo revolucionin e muzikës shqiptare?
Mendoj se ka evoluar me kohën. Kemi një gjë të mirë ne si njerëz që përshtatemi shumë me llojin e muzikës që prodhohet në botë. E kemi mundësinë që ta përshtasim edhe me llojin e muzikës që kemi ne. Mendoj që është hequr pak folku që ne e kemi pasur dhe po ezaurohet.
Sa të vështirë e ka Apollo që të ndjekë trendin e momentin sa i përket muzikës?
Duhet patjetër që të ecësh me hapin e kohës sepse është e rëndësishme kudo jo vetëm në muzikë. Brezat ndryshojnë dhe ne duhet të evoluojmë me brezat. Nga 1-10 mendoj se është e rëndësishme 9.