Higjiena orale është një nga shtyllat kryesore të shëndetit të përgjithshëm, dhe larja e rregullt e dhëmbëve luan një rol kyç në këtë proces. Megjithatë, shumë njerëz kanë paqartësi rreth frekuencës së duhur të këtij zakoni kaq të rëndësishëm.
Sipas Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë (ADA), rekomandohet që dhëmbët të lahen dy herë në ditë – një herë në mëngjes dhe një herë para gjumit.
Nëse dëshironi, mund t’i lani edhe tre herë në ditë, por kjo nuk është gjithmonë e nevojshme dhe në disa raste mund të shkaktojë irritime në mishrat e ndjeshëm të dhëmbëve.
Dentistët theksojnë se qëllimi kryesor është që dhëmbët të mbahen të pastër dhe të mos mbeten mbetje ushqimore në gojë, pasi ato mund të çojnë në zhvillimin e baktereve dhe kariesit. Në situata të veçanta shëndetësore, mund të këshillohet larja e dhëmbëve pas çdo vakti ose edhe pas çdo pijeje.
Specialistët theksojnë se larja e dhëmbëve duhet të zgjasë të paktën dy minuta dhe të kryhet me një furçë me qime të buta, për të shmangur dëmtimin e mishrave.
Gjithashtu, përdorimi i fillit dentar, shpëlarësve të gojës dhe pastrimi i gjuhës ndihmojnë në ruajtjen e një goje të shëndetshme dhe të freskët.