Këngëtarja Sabrina Carpenter ka deklaruar se do të merrte në konsideratë ndalimin e telefonave në koncertet e saj të ardhshme, pasi u detyrua të fikte vetë pajisjen e saj gjatë një koncerti ku ishte e pranishme si spektatore. “Kjo me siguri do t’i mërzisë fansat e mi”-tha këngëtarja 26-vjeçare e hitit Espresso për revistën Rolling Stone. Carpenter filloi të mendojë për mundësinë që edhe fansat e saj të largonin telefonat në çanta të posaçme.
“Ata më fikën telefonin”-tha ajo. “Nuk kam përjetuar kurrë ndonjëherë një koncert më të mirë. U ndjeva sikur isha kthyer në vitet ’70. Të gjithë këndonin, kërcenin, shikonin njëri-tjetrin dhe qeshnin. Ishte diçka vërtet, vërtet e bukur. Unë jam rritur në epokën kur njerëzit i përdorin iPhone-et në koncerte”-pranoi ylli i këngës Please Please Please. “Kjo fatkeqësisht tani më duket shumë normale. Nuk mund t’i fajësoj njerëzit që duan të ruajnë kujtime”.
Megjithatë, fansat e Carpenter nuk duhet të shqetësohen për momentin. Këngëtarja e Manchild sugjeroi se nuk do të vendosë ndalimin e telefonave edhe për disa kohë. “Varet se sa gjatë dua të jem në turne dhe në çfarë moshe do jem”-tha ajo me humor. “Zemër, hiqini ato telefona. Nuk keni pse zmadhoni fytyrën time. Tani për tani, lëkura ime është e butë dhe e freskët. S’ka problem.” Deklaratat e Carpenter rreth telefonave shkaktuan reagime të ndryshme nga publiku.
Rikujtojmë se Sabrina Carpenter ka zbuluar se kënga e saj “Emails I Can’t Send” është frymëzuar nga ndarja më e dhimbshme që ka përjetuar deri më tani. Në një intervistë për ‘Vogue’, këngëtarja 25-vjeçare pranoi se ky album, i publikuar në korrik 2022, u ndikua nga përvoja e saj e parë e vërtetë me zemrën e ‘thyer’. “Thyerja ime më e madhe e zemrës deri më sot. E para e vërtetë. E urrej ta them këtë, sepse nuk dua që ish-ët e mi të ndihen keq, por nuk kisha ndier ndonjëherë një dhimbje të tillë”-u shpreh ajo.