Tech

Apple lë pas emra të njohur të teknologjisë, zyrtarisht marka më e vlefshme në botë!

Sipas raportit të Kantar’s BrandZ për vitin 2025, Apple është marka më e vlefshme në botë me një vlerësim prej 1.29 trilion dollarë. Kjo jo vetëm që e bën Apple markën më të vlefshme në botë, por gjithashtu përfaqëson një rritje prej 28% nga viti në vit në vlerësimin e emrit të kompanisë. Google ishte e dyta me një vlerë prej 944.1 miliardë dollarë, me rritje 25% me bazë vjetore, e ndjekur nga Microsoft (884.8 miliardë dollarë, 24% më shumë nga viti në vit).

Amazon (866.1 miliardë dollarë) dhe Nvidia (509.4 miliardë dollarë) iu bashkuan Apple në pesëshen e parë. Falë popullaritetit në rritje të AI, Nvidia pa vlerën e markës së saj të rritet me 152% në bazë vjetore. Duke folur për AI, ChatGPT debutoi në vendin e 60-të me një vlerësim të markës prej 43.5 miliardë dollarë. Instagram dhe TikTok patën rritje të fortë këtë vit me rritje vjetore prej 101% dhe 25% respektivisht.

Të dy ishin shembuj të mirë të rritjes së vazhdueshme dhe ndikimit të fortë të kompanive të rrjeteve sociale. Performanca të tjera të forta nga kompanitë e teknologjisë përfshinin markën e çipave Snapdragon të Qualcomm, e cila u rendit në vendin e 38 (65.6 miliardë dollarë). Ndërsa Samsung, rivali kryesor i Apple ishte i 78-ti me vlerë 29.3 miliardë dollarë.

Apple ka njoftuar një sërë funksionesh të reja që do të jenë pjesë e përditësimit të ardhshëm të iOS, duke synuar mbështetjen e përdoruesve me vështirësi në shikim, dëgjim dhe aftësi të tjera të kufizuara. Të shpallura në prag të Ditës Globale të Ndërgjegjësimit për Aksesueshmëri më 15 maj, këto risi përfshijnë përmirësime në përdorimin e brajlit dhe jo vetëm. Kompania prezantoi gjithashtu “etiketat e aksesueshmërisë” për aplikacionet në App Store, duke u kërkuar zhvilluesve të tregojnë funksionet që i bëjnë aplikacionet më të aksesueshme për të gjithë.