Samsung po përgatit smartfonin e tij me palosje të trefishtë, por ende nuk është njoftuar një datë zyrtare e lançimit. Pajisja e re, e cila thuhet se quhet Galaxy Z TriFold, do të ketë tre bateri, siç raportohet. Tre bateri të veçanta do të vendosen në telefonin e ri të Samsung. Kapaciteti i baterisë dhe shpejtësia e karikimit nuk janë zbuluar ende, por pritet të jetë një përmirësim në krahasim me Galaxy Z Fold7, i cili kishte një bateri 4,400 mAh dhe mbështetje për karikim me tel 25W.
Më parë u përmend se Galaxy Z TriFold mund të jetë i disponueshëm vetëm në Korenë e Jugut dhe Kinë, por thashethemet e fundit sugjerojnë se mund të mbërrijë edhe në vende tjera. Samsung do të prezantojë së shpejti kufjet Android XR, me emrin e koduar Project Moohan. Samsung ka njoftuar se do të nisë këtë muaj prodhimin masiv të chipsetit të ri Exynos 2600, i pari i bazuar në teknologjinë 2nm GAA (Gate-All-Around).
Ky chipset do të përdoret në serinë Galaxy S26, përfshirë modelin flagship Galaxy S26 Ultra. Exynos 2600 vjen me elementin e ri Heat Pass Block, i cili ndihmon në largimin më efikas të nxehtësisë nga çipi. Testimet fillestare në Geekbench tregojnë performancë premtuese, ndërsa GPU-ja Xclipse 960 mund të tejkalojë performancën e Qualcomm Snapdragon 8 Elite Gen 5.
Suksesi i këtij çipi pritet të ndikojë edhe në biznesin e fabrikimit të Samsung, duke tërhequr porosi nga kompani si Nintendo dhe Tesla. Analistët parashikojnë se divizioni i Samsung Device Solutions mund të regjistrojë një fitim operativ prej rreth 3.6 miliardë dollarë në tremujorin e tretë. amsung ka prezantuar Galaxy S25 FE, një smarfton i ri që bën pjesë në familjen Galaxy S25. Ky model është i pajisur me ndërfaqen One UI 8 dhe përvojën më të fundit të Galaxy AI, duke ofruar një asistent AI personal me mundësi shumëfunksionale.