Galaxy Ring e Samsung është menduar të jetë një gjurmues shëndetësor diskret, por një mosfunksionim i dukshëm çoi në një vizitë në spital dhe humbjen e një fluturimi për njërin nga pronarët e unazës. Një bateri e fryrë bën që një unazë Galaxy të ngecë në gishtin e pronarit të saj. Pak para se të hipte në një fluturim, Daniel Rotar tha se unaza e tij kishte filluar të fryhej ndërsa e mbante në gisht. Ai ndau foto të pajisjes së deformuar dhe raportoi se nuk mund ta hiqte dot dhe kjo i shkaktonte dhimbje.
Rotar u përpoq ta hiqte me ujë e sapun, por kjo vetëm sa bëri që bateria të fryhej më tej. Disa orë më vonë, Rotar raportoi se i ishte refuzuar të hipte në aeroplan dhe ishte dërguar në spital për t’i hequr unazën. Atje, mjekët përdorën akull për të zvogëluar ënjtjen e gishtit të tij dhe një lubrifikant mjekësor. Imazhet e unazës në gishtin e tij tregojnë pjesën e brendshme të saj dukshëm të dëmtuar. Kjo përvojë e bëri Rotar të deklaronte se nuk do të mbante më kurrë një unazë inteligjente. ‘Siguria e klientëve është prioriteti ynë kryesor. Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë dhe jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me z.Rotar për të tërhequr produktin dhe për t’u njohur me shqetësimet.’
Bateritë ndonjëherë zgjerohen dhe Samsung është shumë i informuar për këtë fakt. Ndërkaq, “The Ring” është një unazë elektronike, që pritet të dalë në fund të vitit 2025 ose në fillim të 2026-ës, e cila monitoron në kohë reale emocionet dhe sjelljen e partnerit që e mban. Pajisja është projektuar nga aplikacioni i takimeve Raw and Queens Tech dhe do të jetë në gjendje të masë disa parametra fizikë dhe emocionalë të partnerit, si rrahjet e zemrës, tonin e zërit dhe eksitimin seksual. Në bazë të këtyre matjeve, ajo do të dërgojë sinjale ndriçuese me ngjyra të ndryshme.