Tech

Samsung po përgatitet për prezantimin e telefonave të rinj!

Samsung po përgatitet për prezantimin tradicional veror të pajisjeve të reja dhe sipas informacioneve të disponueshme nga disa burime, pritet që eventi i këtij viti Galaxy Unpacked të mbahet në fillim të korrikut në New York. Kjo do të jetë hera e parë në disa vite që Unpacked mbahet në SHBA, konkretisht në New York. Data e saktë nuk është konfirmuar ende, por spekulohet se mund të jetë deri në mesin e korrikut.

Në këtë event, kompania duhet të prezantojë telefonat e saj të rinj të palosshëm Galaxy Z Fold 7 dhe Galaxy Z Flip 7. Informacionet e para thonë se Galaxy Z Fold 7 do të sjellë inovacione të shumta në harduer, duke përfshirë një dizajn ultra të hollë, një brez të ri kamerash me një sensor deri në 200 MP dhe çipin më të mirë Snapdragon 8 Elite. Përveç telefonave, Samsung mund ta përdorë këtë ngjarje për të prezantuar pajisje të tjera, siç janë orët e reja inteligjente Galaxy, si dhe kufjet inovative AR/XR që po zhvillohen nën emrin Project Moohan.

Gjiganti teknologjik Samsung pritet të prezantojë zyrtarisht gjeneratën e re të telefonave të palosshëm; Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7 gjatë muajit korrik 2025. Ndërsa data zyrtare e lançimit ende nuk është konfirmuar, kompania ka nisur të ngrejë pritshmëritë përmes disa të dhënave që theksojnë përmirësimet e mëdha në dizajn dhe performancë. Samsung premton një seri më të hollë, më të lehtë dhe më të avancuar se kurrë më parë, duke i cilësuar pajisjet e reja si kulmin e inovacionit në tregun e “të palosshmëve”.

Këto detaje përputhen me raportet paraprake që sugjeronin se Galaxy Z Fold7 do të jetë telefoni më i hollë i palosshëm deri tani, duke lënë pas konkurrentët në këtë aspekt. Përveç dizajnit të rafinuar, Samsung ka theksuar edhe qëndrueshmërinë e përmirësuar të pajisjes, duke premtuar një eksperiencë më të sigurt dhe më të qëndrueshme për përdoruesit.