Një anije me turistë të huaj ka mbërritur në Santorini, për herë të parë që kur ishulli “u boshatis” pas aktivitetit sizmik. Aktiviteti sizmik në ishullin e njohur shkaktoi panik tek banorët dhe turistët, ndërsa kjo situatë u pa mjaft shqetësuese për sezonin turistik.
Megjithatë, si duket situata është drejt normalitetit, pasi edhe vetë udhëtarët kanë shprehur entuziazmin e tyre për pushimet në destinacionin e njohur, ndërsa theksuan se garancitë e dhëna nga qeveria greke i bindën për të vizituar ishullin. Ata thanë se nuk do të vinin në ishulll nëse nuk do të kishte siguri.
LEXO EDHE: Santorini goditet sërish nga tërmeti, Mitsotakis bën thirrje për qetësi!
“Nuk do të vinim nëse nuk do të kishte siguri. Qeveria greke tha ishulli është i sigurt, kështu që u ndjeva rehat të vija”, u shpreh Deborah Terry.
Ndërkohë, një pronar i një dyqani në ishull, Tassos Kontos, shpreson që gjërat të kthehen në normalitet dhe njerëzit të rikthehen.
Vala e tërmeteve të muajit Shkurt detyroi jo vetëm ata pak turistë, por edhe banorët vendas të largoheshin nga ishulli, çfarë solli një shqetësim të madh tek autoritetet greke për sezonin turistik.