Lajmet e fundit Showbiz

Sara prek me fjalët për vajzën e saj të vogël: Fuqia e dashurisë së një nëne

Sara, një ndër figurat më të dashura për publikun në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi një postim tejet emocional dhe poetik, kushtuar të bijës së saj. Në një moment reflektimi të thellë dhe ndjenjash të sinqerta, ajo ka publikuar një pjesë të portretit të të voglës, duke e shoqëruar me një dedikim që ka prekur ndjekësit e saj.

Në përshkrimin që i ka bërë fotos, Sara shkruan

“E dua atë pak të verdhë të diellit që sytë e tu blu kanë mes tyre! S’di sesi bora ka zbritur në lëkurën tënde të bardhë, por disi, munda gjatë krijimit tënd që ftohtësinë e botës të ta shtroja mbi lëkurë…”

Ndër rreshta, ajo flet për emocionet e papërshkrueshme që përjeton si nënë, për përpjekjet për ta përshkruar me fjalë madhështinë e një krijese aq të vogël, por me ndikim kaq të madh në shpirtin e saj.

“Mami nuk di të hedhë ngjyra në kanavacë,” – shkruan ajo, “por lehtësisht isha krenuar pa modesti sesi pikturat më të famshme në botë, i kisha hedhur diku në një cep të harroheshin përjetë përpara portretit tënd.”

Postimi përfundon me një shpresë të thjeshtë, por thellësisht të ndjerë: që vajza e saj, një ditë, të lexojë këto fjalë dhe të ndiejë dashurinë e pafundme që nëna i ka derdhur në çdo fjali.

Ky mesazh ka marrë shumë reagime pozitive në rrjet, me ndjekës që e përgëzojnë Saran për mënyrën si arrin të shprehë dashurinë me kaq thellësi dhe ndjeshmëri.

Një dedikim që dëshmon se lidhja mes një nëne dhe fëmijës është, pa dyshim, një nga format më të pastra të dashurisë.