Lajmet e fundit

Sarah Jessica Parker rikthen Carrie Bradshaw teksa bëhet pjesë e jurisë së Çmimit prestigjioz Booker 2025?

Aktorja e famshme amerikane Sarah Jessica Parker, e njohur në mbarë botën për rolin e Carrie Bradshaw në serialin ikonik “Sex and the City”, ka dëshmuar se pasioni i saj për letërsinë nuk kufizohet vetëm në ekran.

Ajo është bërë pjesë e jurisë së Çmimit prestigjioz “Booker Prize 2025”, një nga çmimet më të rëndësishme në botë për letërsinë bashkëkohore.

Këtë vit, fituesi i Çmimit Booker u përzgjodh nga një panel gjyqtarësh ku, përveç Sarah Jessica Parker, bënin pjesë edhe shkrimtari irlandez Roddy Doyle dhe figura të tjera të njohura të botës letrare. Në garë ishin 153 romane, ndërsa ceremonia u mbajt në ambientet historike të Old Billingsgate në Londër.

Aktorja 60-vjeçare, e cila u bë e famshme si kolumnistja dhe pasionistja e modës Carrie Bradshaw, u shfaq në tapetin e kuq me një fustan prej sateni lejla, me korse të strukturuar dhe zbukurime me fjongo të zeza, të kombinuar me taka me shkëlqim, një varg perlash dhe një çantë elegante kafe.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe figura të njohura si Ruth Jones, krijuesja e serialit Gavin and Stacey, Sir Lenny Henry, Jason Isaacs, Charles Dance, si dhe Kiran Desai dhe Andrew Miller që ishin ndër favoritët për të fituar çmimin.

Fituesi i Çmimit Booker merr një shpërblim prej 50 mijë paundësh dhe një rritje të ndjeshme në shitjet e librit dhe famën ndërkombëtare.

Çmimi Booker, i themeluar në vitin 1969, ka bërë histori në letërsi, duke ndihmuar në ngritjen e emrave të njohur si Salman Rushdie, Ian McEwan, Arundhati Roy dhe Samantha Harvey, e cila fitoi çmimin në vitin 2024 për romanin “Orbital”.

Ndërkohë, pjesëmarrja e Sarah Jessica Parker në këtë juri vjen pak kohë pas lajmit për anulimin e papritur të serialit “And Just Like That…”, vazhdimi i Sex and the City, pas tre sezonesh.

Aktorja u shpreh e emocionuar për mbylljen e këtij kapitulli, por nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit.

E lashë Carrien me shumë respekt dhe dashuri. Ndoshta nuk është një përfundim, ndoshta është vetëm një pushim i gjatë

-tha ajo me një buzëqeshje të lehtë për “CBS Mornings”.

Duke folur për përvojën e saj në jurinë e Çmimit Booker, Sarah tha se ishte “një nder i madh të vlerësosh talentin dhe pasionin e shkrimtarëve që ndryshojnë mënyrën se si shohim botën”

Me këtë rol të ri, Parker duket se po ndjek gjurmët e alter egos së saj, Carrie Bradshaw, një grua që jeton për artin, fjalën dhe emocionin njerëzor.