Një nga rrobat e banjës më të famshme në botë, të veshura nga Pamela Anderson gjatë serialit “Baywatch”, do të prezantohen në Londër në një ekspozitë kushtuar notit dhe dashurisë së njerëzve për ujin. Ekspozita do të hapet në Muzeun e Dizajnit në Mars, duke ekzaminuar evolucionin e notit përmes perspektivave sociale, kulturore, teknologjike dhe mjedisore gjatë 100 viteve të fundit.
Pamela Anderson’s iconic red Baywatch swimsuit is going on show at the @DesignMuseum https://t.co/E0jvjZ5NIy pic.twitter.com/2oRgC3CBB6
— London On The Inside (@LondONtheinside) December 11, 2024
“Rrëfimi fillon në vitet 1920, kur rrobat e banjës zëvendësuan veshjet viktoriane dhe pushimet në plazh u bënë modë,”-tha Muzeu në një deklaratë. Ekspozita do të fokusohet edhe tek vendi i notit në epokën moderne, duke analizuar sesi ai ndikon në perceptimet për autonominë e trupit, aktivitetin fizik, por edhe lidhjen e tij me çështjet mjedisore. Seriali televiziv “Baywatch”, i cili u transmetua nga viti 1992 deri në 1997, tërhoqi rreth 1.1 miliardë shikues në javë. Pas përfundimit të serialit, rrobat e banjos i kaluan në posedim David Heiselhoff, i cili luante rolin e kapitenit të rojeve, përpara se të përfundonte në BikiniARTmuseum në Gjermani.
Vetë Anderson i tha Vogue vitin e kaluar se herë pas here vesh rroba banje nga koleksioni i saj për argëtim, duke vënë në dukje se asaj ende i shkojnë shumë. Më shumë se 200 objekte do të ekspozohen në ekspozitë, duke dokumentuar historinë e notit. Rikujtojmë, se sh-modelja e revistës Playboy ka zbuluar së fundmi për “Women’s Wear Daily” arsyet e largimit të saj nga jeta dhe fama në Hollywood dhe kthimit në shtëpi, në Kanada. Historia e saj është prekëse dhe frymëzuese. Aktorja, e cila u bë e famshme në vitet ’90 me rolin e saj në serialin e njohur amerikan “Baywatch”, arriti shpejt statusin e një simboli seksi, duke u shfaqur disa herë për revistën Playboy. Por vitet e fundit, ajo ka lënë pas këtë imazh publik për të rigjetur veten.