Data e lirimit nga burgu e reperit dhe producentit Sean “Diddy” Combs është shtyrë me një muaj.
Fillimisht, Combs pritej të përfundonte dënimin në Institutin Federal Korrigjues Fort Dix në New Jersey më 8 maj 2028, por sipas Page Six, data e re e lirimit është caktuar për 4 qershor 2028.
Arsyeja zyrtare e ndryshimit nuk është bërë e ditur, por vendimi vjen pak ditë pasi Combs u përfshi sërish në lajme për shkelje të rregullave brenda institucionit.
TMZ raportoi se ai ishte futur në telashe me autoritetet e burgut për shkak të dyshimeve se kishte konsumuar alkool të prodhuar në mënyrë artizanale nga sheqeri i fermentuar, Fanta dhe mollë.
Ndërkohë, zëdhënësi i artistit ka deklaruar për Page Six se Combs, i transferuar së fundmi nga Qendra e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, ndodhet në javën e tij të parë në FCI Fort Dix dhe po fokusohet te “përshtatja, përmirësimi personal dhe përpjekja për të bërë më mirë çdo ditë”.