Aktualitet Politikë

Seancë plenare e Kuvendit, Endri Shabani do të betohet si Avokat Populli!

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare që fillon në orën 10:00. Gjatë saj, deputetët duhet të shqyrtojnë një numër të konsiderueshëm projektligjesh e projektvendimesh, si dhe diskutojnë një mocion me debat mbi masat e marra nga qeveria për luftën kundër krimit të organizuar, në kuadër të politikës “tolerancë zero”.

Rendi i Ditës:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.12.2025.

Njoftime.

Projektligji “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot” dhe rregulloret përkatëse.

Projektligji “Për kujdesin alternativ në familje”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, ‘Për mbrojtjen nga diskriminimi’”.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 16/2018 ‘Për diasporën’”.

Projektligji “Për vullnetarizmin”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 ‘Për ndryshimet klimatike’”.

Projektligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2022 ‘Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve’”.

Mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën me krimin e organizuar.

Projektvendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.

Projektvendimi “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin nr. 28, datë 18.06.2020, ‘Për miratimin e strukturës organizative të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë’”.

Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë të Komisionit të Posaçëm të Apelimit”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.