BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

“Brikena s’është lojë…” Mateo zbulon strategjinë e tij në lojë! “Loja ime është me luftu çdo…”

Debatet dhe diskutimet për strategjitë e lojës dhe marrëdhëniet personale vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Këto nuk munguan dhe gjatë bisedës në studio-n e krijuar nga Top Albania Radio në ambientet e shtëpisë. Mateo Borri ka folur hapur për raportin me Brikena, mënyrën si e sheh lojën dhe pozicionin e tij brenda formatit.

I pyetur nga banori-moderator, Kristi, nëse marrëdhënia me Brikenën është një nga pikat kryesore të lojës së tij, Mateo theksoi se nuk i përzien ndjenjat me strategjinë.

Mateo Borri nuk e ngatërron ndjenjën me lojën dhe këtë ja kam thënë të gjithëve, Brikena për mua s’është lojë. Loja ime këtu brenda është të shfaq karakterin tim 100% dhe ta bëj Big Brotherin nëpërmjet karakterit tim. Në momentin që do e vlerësojë publiku se karakteri im s’është i denjë për të qëndruar këtu brenda, le t’më nxjerri jashtë. Mateo, këtu brenda, është me tregu veten, me luftu padrejtësinë, mashtrimin dhe hipokrizinë, dhe çdo gjë tjetër të pistë.

I pyetur më tej për peshën e tij si lojtar në shtëpi, ai u shpreh se nuk ndjek strategji si shumica e banorëve.

Unë nuk bëj strategji, nuk e mendoj lojën si strategji, siç e bën shumica. Kjo për mua është disavantazh, por unë e bëj në mënyrën time, me karakterin tim.

Nga ana tjetër, Brikena vlerësoi qëndrimin e tij në situata të ndryshme brenda shtëpisë.

Mateo ka qenë i aftë me tregu, që perpos raportit që ka pas me mua këtu brenda, shumë herë ka qenë i aftë me i’u përgjigj të tjerëve, me ja’ mbyll gojën, me ju tregu’ vendin secilit.