Aktualitet

Sërish tension mes banorëve të Bregut të Lumit dhe policisë

Vazhduan dhe sot përplasjet fizike të banorëve të Bregut të Lumit me policinë. Ata kundërshtojnë me çdo mjet prishjen e banesave, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim financiar para se të vijohet me projektin e zgjerimit të Bulevardit të Ri. Uniformat blu shoqëruan disa vetë. Ndërkaq, tre të tjerë  u dërguan në spital për shkak të disa dëmtimeve. Sot në ndihmë të efektivëve, kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që pritet të ndërhyjnë për të nxjerrë me forcë banorët nga objektet e planifikuara për t’u shembur.