Aktualitet Rajoni

Sërish vrasje në Vushtrri, dyshohet se pronari ekzekutoi punonjësen dhe më pas qëlloi veten

Të shtëna me me armë zjarri kanë ndodhur sërish në fshatin Stanoc të Vushtrrisë në Kosovë.

Dyshohet për dy viktima, një burrë dhe një grua, ndërsa identiteti i tyre nuk dihet ende.

Sipas dyshimeve paraprake, pronari ka vrarë punonjësen dhe më pas veten.

LEXO EDHE: Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri/ U qëllua me 3 plumba, autori pranon krimin, Prokuroria kërkon paraburgim 

“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka shkuar prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.

Aty janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka njoftuar prokuroria e Mitrovicës.

Kujtojmë se një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.