Shakira ka folur hapur për mesazhet që po promovon në turneun e saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran Tour”, gjatë një paraqitjeje në emisionin Al Cielo Con Ella.
Në këtë turne, Shakira sjell një koncept të fortë simbolik që lidhet me vetë-dashurinë, forcën dhe solidaritetin mes grave.
Ajo theksoi se gratë nuk duhet të shihen si rivale, por si mbështetje për njëra-tjetrën, duke përdorur metaforën e një “tufe” që ecën së bashku në të njëjtin drejtim.
Shakira iu referua edhe një thënieje të Madeleine Albright, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes mes grave dhe kritikën ndaj rivalitetit të panevojshëm.
Sipas saj, fuqia e vërtetë qëndron tek bashkimi dhe respekti reciprok.
Edhe pse nuk foli drejtpërdrejt për jetën private, disa prej deklaratave të saj janë interpretuar nga mediat si një referencë e tërthortë për ndarjen nga Gerard Piqué.
Një prej frazave më të komentuar ishte ajo ku ajo tha se “ujkonjat nuk dëshirojnë pasurinë e fqinjëve të tyre”, e cila u pa si një mesazh i koduar për përvojat e saj të fundit personale.
Shakira po e përdor “Las Mujeres Ya No Lloran Tour” jo vetëm si një shfaqje muzikore, por edhe si një platformë për të përcjellë mesazhe fuqizuese për gratë në mbarë botën.