Të paktën shtatë persona u vranë dhe tetë u plagosën pasi një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi.
Saad Edhi, nga Fondacioni Edhi, i cili është i përfshirë në operacionin e shpëtimit tha se “të paktën 8 ose 10 persona” mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.
Eipet e shpëtimit dhe banorët e qytetit ishin në vendngjarje duke u përpjekur t’i shpëtonin personat që mbetën nën rrënoja.
Në qershor të vitit 2020, të paktën 18 persona humbën jetën kur një ndërtesë me 40 apartamente u shemb në të njëjtën zonë.
Shembjet e çatisë dhe të ndërtesave janë të zakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të rregulloreve të dobëta të sigurisë dhe materialeve të ndërtimit me cilësi të dobët të përdorura në vendin e Azisë Jugore me më shumë se 240 milionë banorë.
LEXO EDHE: Fat apo spiun? Misteri i koreano-veriorit që vrapoi përmes minave për të kaluar në Korenë e Jugut
Të paktën 24 persona, gjysma e të cilëve fëmijë, gjetën vdekjen nga përmbytjet e menjëhershme ose shembjet e shtëpive të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që nga fillimi i sezonit të musoneve të mërkurën e kaluar.
“Përmbytjet e rrëmbyeshme vranë 11 persona, përfshirë katër fëmijë dhe tre gra, ndërsa gjashtë persona u plagosën” dje, ndërsa “56 shtëpi u dëmtuan, nga të cilat gjashtë u shkatërruan plotësisht”, tha një raport nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të provincës Khyber Pakhtunkhwa, në pjesën veriperëndimore, e cila kufizohet me Afganistanin.
Raporti tha se 10 persona në Luginën Swat u rrëmbyen nga një lumë që doli nga shtrati.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Punjabit, provinca më e populluar e vendit me një popullsi prej gati 130 milionë banorësh në pjesën lindore, numëroi 13 vdekje deri të mërkurën. Tetë nga viktimat ishin fëmijë, të gjithë vdiqën kur çatia ose muri i shtëpisë së tyre u shemb.