Horoskopi

Shenjat e zodiakut që sa vjen e më shumë nuk ju ecën fati në dashuri…

Dashuria mund të përkufizohet kimikisht si vërshimi në trurin tonë nga feniletilamina, një kimikat që gjendet gjithashtu në çokollatë. Më pas, kjo sinjalizon lirimin e dopaminës dhe endorfinës. Megjithatë, ne besojmë se dashuria është diçka që nuk mund të përkufizohet, vetëm të ndihet. Besohet gjerësisht se shenja juaj e zodiakut thotë shumë për mënyrën se si tregoni dashurinë, sa të hapur dhe të sinqertë jeni me ndjenjat tuaja. Çdo shenjë dashuron në mënyrën e vet, megjithatë disa prej tyre nuk janë edhe aq fatlume në çështjet e zemrës. Njihuni me ktëto shenja:

Binjakët

Edhe pse Binjakët janë një nga shenjat më pasionante të zodiakut, fatkeqësisht ose jo, marrëdhënia e tyre me dashurinë nuk është e tillë. Karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin a partneren. Mësoni t’u falni besim personave që keni në krah pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijoni një marrëdhënie të sinqertë e të vërtetë.

Ujori

Kush ka fat në lojë, mesa duket nuk ka fat në dashuri dhe Ujori e di këtë më mirë së kushdo tjetër pasi shpirti i tyre rebel dhe dëshira e papërmbajtshme për të qenë i,e pavarur nuk është në favorin e tyre. Ujori shpeshherë është surrealist dhe i shmanget lidhjeve të dashurisë pasi i duket sikur dikush tjetër po fiton terren në jetën tij, sidomos në lirë e tij që e dëshiron aq shumë.

Ndërkaq, prilli është një muaj shumë dinamik që ndez shkëndijën e ndryshimit dhe na fton të vazhdojmë të integrojmë ndryshimet e nxitura. Në ditët në vijim, mbaron retrograda e Mërkurit dhe Venusit, duke na inkurajuar të ndërmarrim veprime bazuar në ndryshimet e brendshme që ndodhën gjatë retrogradave të fundit. 7 prill 2025 mbaron retrograda e Mërkurit.

Rreth kësaj kohe dhe në javët e ardhshme, informacione të reja ka të ngjarë të dalin në dritë, duke na ndihmuar të marrim vendime më të informuara. Hëna e plotë e 12 Prillit e njohur edhe si Hëna Rozë vjen për të sjellë ‘dritë’ në marrëdhëniet tuaja dhe rutinën për kujdesin ndaj vetes. Për disa shenja, fillimi i muajit do të karakterizohet nga një energji vezulluese. Në punë nuk do mungojnë idetë brilante.