Njerëzit që marrin një suplement të përdorur gjerësisht duhet të reduktojnë dozën nëse vërejnë katër simptoma specifike, pasi marrja e tepërt mund të jetë e rrezikshme. Vitaminat dhe mineralet luajnë një rol të rëndësishëm për funksionimin e duhur të trupit. Shumica e nevojave ushqimore duhet të merren nga një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar, por disa njerëz zgjedhin të përdorin suplemente.
Hekuri është një nga këto suplemente, një mineral i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës, që transporton oksigjenin në gjak. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë anemi nga mungesa e hekurit, me simptoma si lodhje, energji e ulët, gulçim dhe rrahje të shpejta të zemrës. Për të parandaluar këtë, disa mund të marrin suplemente hekuri.
Megjithatë, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (britanik) paralajmëron në faqen e saj se marrja e sasitë shumë të mëdha të hekurit mund të shkaktojë kapsllëk, ndjesi të të përzierave, të vjella dhe dhimbje stomaku. Nëse shfaqen këto simptoma, mund të jetë koha për të ulur dozën e hekurit. Tek fëmijët, marrja e tepërt e hekurit mund të jetë vdekjeprurëse. NHS thotë: “Doza shumë të larta të hekurit mund të jenë fatale, veçanërisht tek fëmijët, ndaj mbajeni gjithmonë jashtë arritjes së tyre”.
Një dozë e lartë hekuri për të rriturit konsiderohet mbi 20 mg. Sa hekur keni nevojë të merrni? Meshkuj 19 vjeç e më shumë; 8.7 mg në ditë Femra 19–49 vjeç; 14.8 mg në ditë. Femra 50 vjeç e më shumë; 8.7 mg në ditë. Femrat pas menopauzës që kanë ende menstruacione mund të kenë nevojë për të njëjtën sasi si femrat 19–49 vjeç.