Food & Drink Health & Beauty

Si reagon trupi nga teprica e hekurit?!

Hekuri është një mineral i rëndësishëm që gjendet në çdo qelizë të organizmit. Ai është i domosdoshëm për rritjen, zhvillimin dhe funksionin normal të qelizave. Në mungesë të hekurit, trupi e ka të pamundur të prodhojë rruaza të kuqe të gjakut, gjë që shkakton më pas anemi.

Teprica e hekurit nga ana tjetër shkakton një sërë problemesh në organizëm, ku mund të veçojmë artritin, problemet me mëlçinë dhe zemrën.

Hekuri i tepërt shkakton infeksione në lëkurë

Një nga ndikimet e forta të tepricës e hekurit në trup vërehet tek lëkura e cila bëhet më e ndjeshme ndaj infeksioneve. Një studim global mbi rëndësinë e hekurit në organizëm thonë se hekuri i tepërt rrit ndjeshëm rrezikun e infeksioneve bakteriale në lëkurë. Nivelet në rritje të hekurit në organizëm stimulojnë rritjen e baktereve dhe viruseve jo vetëm në lëkurë por në të gjithë trupin. Në këtë mënyrë, hekuri rrit ndjeshëm rrezikun e infeksioneve.

Këto të fundit bëhen më të shpeshta dhe zgjasin më gjatë.

Tepricat e hekurit janë të rrezikshme

Trupi i njeriut mund të akumulojë depozita të shumta dhe jo të shëndetshme të hekurit në disa mënyra. Në shumë raste, kemi të bëjmë me një çrregullim të trashëgueshëm, që rrit rrezikun e sëmundjeve të ndryshme siç është diabeti apo ato të zemrës e mëlçisë. Në raste të tjera, njeriu mund ta teprojë duke marrë suplementë të hekurit përtej rekomandimit të mjekut.

Trupi nuk e ka të lehtë të eliminojë hekurin e tepërt dhe mënyra më e shpejtë është gjakderdhja.