Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Këto ushqime “magjike” po ndryshojnë shëndetin, a i ke në pjatën tënde?

Në një kohë kur raftet janë plot me opsione ushqimore, zgjedhja e duhur bëhet gjithnjë e më e vështirë. Por një analizë e gjerë e mbi 1,000 ushqimeve ka nxjerrë në pah disa përbërës të thjeshtë që mund të bëjnë diferencë të madhe për shëndetin tuaj.

Nga zemra te truri, këto ushqime konsiderohen si “super-aleatë” për organizmin, dhe lajmi i mirë është se shumica e tyre janë lehtësisht të aksesueshme.

Bajame janë ndër më të rekomanduarat, falë yndyrnave të shëndetshme dhe vitaminës E.

Studimet tregojnë se konsumimi i tyre mund të ulë kolesterolin “e keq”, të përmirësojë shëndetin e zorrëve dhe të reduktojë inflamacionin.

Një tjetër “yll” në listë është panxhari, i cili ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe mbështet shëndetin e trurit dhe të syve, veçanërisht tek të moshuarit.

Ndërkohë, lakra e ujit po konsiderohet si një nga perimet më të fuqishme, e pasur me vitamina dhe antioksidantë që ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet kronike.

Por surpriza vjen nga ajo që shpesh e hedhim, gjethet e panxhar. Të pasura me hekur, kalcium dhe vitamina, ato mund të jenë edhe më ushqyese se vetë rrënja.

Në listë nuk mungojnë as farat chia, të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrave dhe omega-3, që ndihmojnë në shëndetin e zemrës, uljen e tensionit dhe forcimin e imunitetit.

Po ashtu, farat e kungullit janë një burim i pasur i yndyrnave të shëndetshme dhe mineraleve, duke kontribuar në mbrojtjen e zemrës dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve.

Ekspertët theksojnë se sekreti nuk është tek dietat ekstreme, por tek përfshirja e përditshme e këtyre ushqimeve në mënyrë të balancuar.

Ndonjëherë, ndryshimet më të vogla në pjatë mund të sjellin rezultatet më të mëdha në shëndet.