Një punonjës i Google Earth pretendon se ka gjetur një figurë që përngjan me fytyrën e një alieni në mes të dëborës në rajonin ekstrem të botës në Antarktidë. Një imazh satelitor i shpërndarë në faqen Reddit ka ngjallur debate të shumta pasi ai duket si një fytyrë me sy gjysmë të mbyllur, hundë dhe gojë në borën e bardhë.
Figura misterioze mund të gjendet në Google Maps kur kërkoni koordinatat 72°00’36.0″S 168°34’40.0″E. Ndërsa përdoruesi që postoi imazhin pretendoi se shihte një ‘fytyrë aliene’ në dëborë, disa përdorues të mediave sociale shpejtuan ta krahasonin fytyrën me Megatron, një personazh i njohur në filmat me robotë. Sipas NASA-s, ky është një fenomen psikologjik që i bën njerëzit të shohin fytyra në objekte të rastësishme ku ato nuk ekzistojnë, si në re, formacione shkëmbore etj.
Turizmi në Antarktidë po shkakton dëme serioze mjedisore, paralajmëroi një raport duke bërë thirrje për kufizime dhe reforma për të reduktuar emetimet e karbonit në kontinentin më jugor. Raporti, i botuar në revistën “Science Advances”, tregoi se rritja e turizmit detar, së bashku me zjarret në hemisferën jugore, shoqërohet me një përqendrim të karbonit të zi në Gadishullin Antarktik. Akulli me nivele më të larta të karbonit të zi thith më shumë rrezatim nga Dielli dhe shkrihet më shpejt se akulli i pastër duke përkeqësuar procesin e humbjes së akullit për shkak të ngrohjes globale.