Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, duke e cilësuar veprimin si “sjellje të pamatur”, pavarësisht nëse ishte apo jo e qëllimshme.
Në një deklaratë zyrtare, Rutte bëri të ditur se aleatët e NATO-s kanë shprehur solidaritet të plotë me Poloninë, ndërsa theksoi se është në proces një vlerësim i plotë i incidentit.
Ai shtoi se disa vende anëtare të NATO-s ishin të përfshira në rrëzimin e dronëve rusë që shkelen hapësirën ajrore të aleancës, mes tyre janë Holanda, Italia, Polonia dhe Gjermania.
Sipas raportimeve, dronët që hynë në Poloni ishin pjesë e sulmit të fundit të madh ajror ndaj Ukrainës, ku Rusia lëshoi 415 dronë brenda natës.
Kryeministri Donald Tusk deklaroi se Polonia është më afër konfliktit të hapur që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ai theksoi se katër nga 19 dronë rusë u rrëzuan nga avionë polakë dhe të NATO-s, duke shënuar herën e parë që dronë rusë rrëzohen mbi territorin e një vendi anëtar të NATO-s.